Lajme

PDK: Dënojmë tendencën për dhunë nga grupe të dirixhuara nga Serbia, Qeveria të veprojë në koordinim me partnerët

05/26/2023 18:19
nga:Astrit Gashi

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në veri, duke shprehur shqetësim të thellë për tensionet e sotme në komunat e pjesës veriore të Kosovës dhe duke dënuar tendencën për dhunë nga grupe të dirixhuara nga Serbia.

“Në këtë moment, të vetëdijshëm se përshkallëzimi i situatës nuk i sjellë asnjë dobi Kosovës, bëjmë thirrje për përmbajtje, rend dhe qetësi, për t’i lënë hapësirë respektimit dhe zbatimit të vullnetit të qytetarëve.

Ftojmë qeverinë që ta vlerësojë situatën e sigurisë dhe veprimet t’i ndërmarr në koordinim edhe me partnerët ndërkombëtarë”, thuhet në reagimin e PDK-së.