Pavarësisht tensioneve që vazhdojnë të ‘mbretërojnë’ në Kuvend, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka shpërndarë një fotografi me kryeministrin Kurti, nga seanca.
“Një ditëlindje e jashtëzakonshme e imja. Ju faleminderit për urimet” shkruan Bajqinovci krahas fotografisë me Kurtin.
Duket se Bajqinovci për asnjë ndodhi të Kuvendit, nuk e lë ditëlindjen anash.
Kujtojmë se sot gjatë ditë janë përfshirë në një përleshje fizike deputetët e PDK-së dhe ministrat e LVV-së në Kuvend, raporton Gazeta Blic.


