Lajme

“Pat dakordësi për vetëmenaxhim të mbeturinave nga komunat”, Rama flet pas takimit me ministrin Aliu

11/23/2023 17:06
nga:Sh R

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, pas një takimi që patën kryetarët e komunave me ministrin e Mjedisit, Liburn Aliu, tha se pati dakordësi që menaxhimi i mbeturinave t’u takojë komunave.

Diskutuam për strategjinë për menaxhimin e integruar të mbeturinave sot në një takim me kryetarët e komunave dhe ministrin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor e Infrastrukturës, z.Liburn Aliu. Shprehëm domosdoshmërinë e Decentralizimit të Shërbimit të Shpërndarjes së Mbeturinave. Në këtë takim u reflektua dakordësia e institucioneve e organizatave që komunat të vetmenaxhojnë mbeturinat”, ka thënë Rama.

Ai tha se janë të lumtur që si kryeqytet të kontribuojnë në hartimin e kësaj strategjie, e cila, sipas tij, do të lehtësojë menaxhimin e mbeturinave.