Sporti

Pas trazirave të natës, ultrasit romanistë ndryshojnë pikëtakimin në Tiranë

05/25/2022 12:47
nga:Lorik J

Tirana i pret romanistët.

Tifozët e Romës do të grumbullohen në zonën jugore të qytetit për të ndjekur finalen e Conference League së sotme kundër Feyenoord. Gjashtë fluturime charter u nisën vetëm nga Fiumicino, tifozë të tjerë mbërrijnë nga Durrësi me tragete nga Bari dhe Ankona. Mëngjesin e sotëm situata në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës, është e qetë.

Sipas mediave italiane kanë ardhur romanistët e parë, kryesisht familje me fëmijë në krah. Pas përplasjeve të djeshme me policinë, që kushtoi arrestimin dhe kthimin e menjëhershëm në shtëpi të 51 tifozëve drejt Italisë, edhe ultrasit kanë vendosur të anulojnë takimin që e kishin planifikuar tek ‘Kryquezimi 21 Dhjetori në Tiranë’ në orën 13.00.

Ata do të takohen tek Liqeni dhe do të marshojnë më pas drejt stadiumit, i cili do të hapet në orën 18:00.

/GazetaBlic Sport