Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, ka arritur në Serbi, pas vizitës zyrtare që kishte në Kosovë.
Maas në aeroportin e Beogradit është pritur nga homologu i tij serb, Nikola Selakoviq, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.
Ai në Prishtinë është takuar me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe me ministrene e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.
Tema të diskutimit ishin vaksinat anti COVID, dialogu Prishtinë-Beograd dhe liberalizimi i vizave për Kosovën.
Arben Gashi: Ekzistojnë dy probleme në tavolinë, Asociacioni i Komunave dhe shkëmbimi i territoreve