Sporti

Parashikimi i tmerrshëm i Joao Felix për gjysmëfinalistët e Championsit, nuk ia qëlloi për asnjë skuadër!

04/18/2024 17:04
nga:Lorik J

Joao Felix ka bërë një parashikim të tmerrshëm për gjysmëfinalistët e Ligës së Kampionëve në edicionin aktual.

Asnjëherë nuk është e thjeshtë të bëhet një parashikim për sa i përket futbollit, duke pasur parasysh faktin se ekzistojnë gjithmonë tre rezultate të mundshme, dhe jo vetëm dy si në shumë sporte të tjera. Në Ligën e Kampionëve vështirësia rritet kur ballafaqohen dy skuadra të nivelit shumë të lartë.

Portugezi bëri parashikimin e tij të hënën e kaluar në programin ‘Tot Coast’, ku tha se në gjysmëfinale do të kualifikohen: “City, Arsenal, Atletico Madrid dhe Barcelona”.

Por tani që janë luajtur ndeshjet, kuptohet se parashikimi i tij ishte totalisht i gabuar.

Barça u eliminua nga PSG, Arsenali u mposht nga Bayerni, Atletico u dorëzua ndaj Dortmundit, kurse Manchester City u mposht në penallti nga Real Madridi…

/GazetaBlic Sport