Edhe një javë na ndajnë nga koha kur qytetarët e Kosovës pritet t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesit e rinj lokalë.
Të gjithë kandidatët e subjekteve politike, gjatë këtyre tre javëve, kanë shpalosur programin e tyre para qytetarëve kryesisht online për shkak të situatës së pazakontë me pandeminë.
Njohësi i çështjeve politike në vend, Muhamed Kelmendi, duke komentuar fushatën tre-javore kanë bërë edhe një parashikim se cili nga subjektet politike mund të dalë më mirë në zgjedhje.
Kelmendi, ka theksuar se në 17 tetor nuk pritet një rezultat i mirë në zgjedhje i VV-së, pra s’do të ketë të njëjtin sukses si në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Ai tutje tha se LDK-ja, PDK-ja dhe AAK-ja pritet të kenë një pozicionim më të mirë.
“Eshtë gjë e ditur, jo pse kam fakte, por pse ka dështime në nivel qendror e lokal, që VV-ja sdo të korri sukseset e nivelit që pati në zgjedhjet e përgjithshme.Ne veçanti, VV-ja në nivel lokal ka treguar jo sukses. Si Prizereni, ashtu edhe Mitrovica dhe edhe Prishtina, nuk janë shembuj të mirë për qeverisje lokale.Partitë e tjera si LDK, PDK dhe AAK, në nivel lokal kanë qenë shumë mirë te pozicionuara dhe pritet një konkurencë e fortë në zgjedhje”
Kelmendi ka ardhur edhe me një parashikim për disa komuna të Kosovës.
“Mendoj se ne Rrafshin e Dukagjinit pushteti do te ndahet midis AAK-së dhe LDK-së.Komunat që udhehiqen tash nga keto parti mund të mbrojnë shumë lehtë pushtetin, ndoshta ndokund do të kemi ndryshime.Në pjesën tjetër të Kosovës do të kemi nje konkurim të ashpër midis VV , LDK dhe PDK.Komunat që udhehiqen nga PDK si Ferizaji e Drenasi do te mbrohen, sikunder edhe Lipjani e ndoshta edhe Vitia LDK.Lufte e ashpër do të jetë në Mitrovicë, Gjilan, në Prizeren dhe në Prishtinë.Këtu kemi paqartesi midis ketyre tri partive politike” deklaroi Kelmendi për “Gazeta Blic”.
Zgjedhjet lokale të 17 tetorit mbahen një vit pas zgjedhjeve lokale të 14 shkurtit.
Megjithëse pati një tentativë për shtyrjen e tyre, kjo gjë nuk u pranua nga partitë politike dhe nuk u aprovua nga presidentja Osmani.
Zgjedhjet e së dielës vijnë pas një situate të tensionuar edhe në raport me Serbinë, ku për 10-ditë pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak ishin të bllokuara për shkak të Reciprocitetit me targat vendosur nga Kosova.
Në zgjedhjet e 14 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje, arriti të marrë mbi 50% të votave duke lë pas LDK-në, PDK-në dhe AAK-në.
/Gazeta Blic/
(Mos) Gatishmëria e Policisë së Kosovës për t’i plotësuar kërkesat e Dhomave të Specializuara!


