Lajme

Pantina: Deklarata e Macron për vizat ishte keqinterpretim pjesa se “eshtë shkelë fjala e dhenë” është shqetësuese!

10/17/2023 19:34
nga:Y I

Zyrtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Pantina, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka folur rreth deklaratës së presidentit francez, Emanuel Macron, dhënë sot në Tiranë për çështjen e liberalizimit të vizave.

Pantina tha se pjesa e deklaratës ka qenë një keqinterpretim dhe se nuk beson se do të ketë pezullim të lëvizjes së lirë.

“Mendoj se pjesa e deklaratës për viza ishte keqinterpretim. Nuk besoj se do ketë pezullim të levizjes së lirë në zonen schengen dhe kjo është thënë disa here nga zyrtarët e BE, ora nga 1 janari i vitit tjeter qytetaret tane do udhetojne pa viza ne shtetet e zones Schengen” deklaroi ajo për “Gazeta Blic”.

Ajo komentoi pjesën e deklaratës së Macron ku i njëjti tha sot se “shkelë fjala e dhënë”

Pantina tha se kjo gjë është shqetësuese për ne sepse është një vleresim se ne si shtet nuk i mbajmë zotimet e marra dhe kjo mund te prodhojë pasoja

“Deklarata e Macronit se “eshtë shkelë fjala e dhenë” është shqetësuese per ne sepse eshtë një vlerësim se ne si shtet nuk i mbajmë zotimet e marra dhe kjo mund të prodhoje pasoja që mund të jenë më të mëdha se mos-liberalizimi i vizave. Kjo mund ta vonojë Kosoven ne rrugetimin drejt integrimit Euro-Atlantik” deklaroi ajo për “Gazeta Blic”

Presidenti i Francës, Emanuel Macron, ‘kërcënoi’ sot nga Tirana se Kosovës mund t’i pezullohet liberalizimi i vizave raporton Gazeta Blic.

Macron tha se kjo mund të bëhet për shkak të “mos-respektimit të fjalës së dhënë” duke e akuzuar Kosovën se nuk e mbajti fjalën për Asociacionin.

Në lidhje me deklaratën e Macron kanë folur edhe nga zyra e presidentit.

“Presidenti ka folur për tensionet mes Serbisë dhe Kosovës. Ai tha se cilat ishin kërkesat tona. Në këtë kontekst dhe duke marrë parasysh bllokadën e Prishtinës, presidenti vlerësoi se çështja e liberalizimit të vizave mbetet e hapur. Për më tepër, është një proces teknik dhe një diskutim që duhet bërë me partnerët tanë evropianë” u tha nga Zyra e Presidentit të Francës në një përgjigje për ABC News.

/Gazeta Blic/

Beqa: Deklarata e Macron e papranueshme, një vendim i tillë do të ishte i padrejtë për qytetarët e Kosovës!

 

Raci: Deklarata e Macron, presion politik ndaj Kosovës, e pamundur të anulohet liberalizimi i vizave!