Lajme

Beqa: Deklarata e Macron e papranueshme, një vendim i tillë do të ishte i padrejtë për qytetarët e Kosovës!

10/17/2023 17:51
nga:Y I

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me deklaratën e presidentit të Francës, Emanuel Macron, dhënë sot në Tiranë në lidhje me pezullimin e mundshëm të liberalizimit të vizave.

Beqa tha se një deklaratë e tillë e bërë nga Macron është një presion ndaj politikës kosovare.

Ai tutje shtoi se nëse bëhet një veprim i tillë (pezullohen vizat) kjo do të ishte e padrejtë për qytetarët e Kosovës.

“Unë mendoj se është një presion ndaj politikës kosovare. Mendoj se kryeministri i Kosovës duhet me pas një vizion dhe duhet me reflektu në raport me deklaratat e shteteve mike. Mendoj se nëse bëhet një veprim i tillë është i padrejtë për qytetarët e Kosovës sepse nuk u’a kanë obligim qytetarët, Qeverisë, që ndoshta për një avanturë  të tyre, të kryeministrit apo dikujt tjetët të vazhdojë të mbetet vendi i izoluar” tha Beqa për “Gazeta Blic”.

Por deputeti i PDK-së e cilësoi si të papranueshme një deklaratë të tillë dhënë nga presidenti francez.

“Unë mendoj se është e papranueshme një deklaratë e tillë” tha Beqa raporton “Gazeta Blic”.

Presidenti i Francës, Emanuel Macron, tha sot nga Tirana se Franca bëri një “gjest besimi sa i përket çështjes së vizave për Kosovë”.

“Dua ta them një gjë me shumë qartësi. Ne kemi bërë një gjest besimi për çështjen e vizave. Sa i përket Francës, ato [vizat] janë hequr sepse ne respektojmë fjalën e dhënë. E sot, fjala nuk po mbahet. Pres një angazhim real nga këto dy autoritete [Kosova dhe Serbia] që të ecin përpara në javët e ardhshme. Ky është vetë kushti për paqe në gjithë rajonin”, deklaroi Macron.

Megjithëse deklarata e Macron nuk u shpjegua saktë, nga MPJD-ja thanë se nuk kanë pranuar asnjë vendim tjetër zyrtar për çështjen e liberalizimit të vizave dhe se deklarata e Macron është interpretuar gabimisht.

“Sa i përket pyetjeve tuaja, lidhur me deklaratën e bërë sot nga Presidenti i Francës, z. Macron, e cila duket madje edhe të jetë interpretuar gabimisht, ju njoftojmë se institucionet e Republikës së Kosovës deri më tani nuk kanë pranuar asnjë vendim tjetër zyrtar për çështjen e liberalizimit të vizave”, thuhet në përgjigjen e MPDJ për Gazeta Blic.

/Gazeta Blic/

Raci: Deklarata e Macron, presion politik ndaj Kosovës, e pamundur të anulohet liberalizimi i vizave!

Deklarata e Macron/ Flasin nga Ministria e Jashtme: U interpretua gabimisht, për vizat vendos BE – s’ka procedurë për pezullim