Avokati dhe njohësi i zhvillimeve politike, Dastid Pallaska, ka komentuar votimin e kryeministrit Kurti në Shqipëri, shkruan GazetaBlic.
Pallaska përmes një postimi në ‘Facebook’, ka theksuar se asgjë më mirë nuk mund të pritet nga një Kryeministër, që sipas tij, me gjysmë orari është zgjedhur nga qytetarë sezonal.
Tutje, ai shton se Kosova do të bëhet vetëm atëherë kur për të vendosin qytetarët që kanë zgjedhur.
Postimi i plotë:
Ani u ankoshim për disa zyrtarë që shkonin në pushim fundjave në Shqipëri me vetura zyrtare.
Tash Kryeministri me vetura zyrtare e eskortë, me shpenzime të shtetit, bënë fushatë politike në Shqipëri, dhe atë pa fije turpi.
Asgjë më mirë nuk mund të pritet nga një Kryeministër me gjysmë orari që është zgjedhur nga qytetarë sezonal.
Kosova do të bëhet vetëm atëherë kur për të vendosin qytetarët që kanë ZGJEDHUR që të ndërtojnë jetën e tyre dhe të familjeve të tyre këtu dhe vetëm atëherë kur vendin e udhëheq dikush që nuk ka atdhe rezervë.
Kush ka më shumë se një atdhe, nuk kanë asnjë atdhe!!!
LEXO EDHE:
Albin Kurti rikthehet në Kosovë: Votimi është detyrë qytetare


