Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor në një konferencë të përbashkët për media me presidenten Vjosa Osmani, ka komentuar deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq i cili tha se Sllovenia sikurse edhe shtetet e tjera që e njohin Kosovën, ka shkelur integritetin territorial të Serbisë.
Pahor tha se kjo ishte një deklaratë tendencioze dhe e papranueshme.
“Unë të dy shteteve ju them se Sllovenia dhe Serbia sa i përket çështjes së Kosovës kanë qëndrime të ndryshme. Sllovenia e ka njohur Kosovën si shtet, ndërkaq Serbia nuk e njeh. Deklarata e presidentit Vuçiq ishte e papranueshme dhe tendencioze”, u shpreh Pahor.
Presidenti slloven: Të plotësohen premtimet, të hiqen vizat për Kosovën


