Presidenti slloven, Borut Pahor është deklaruar për medie pas takimit që pati me Vjosa Osmanin, raporton GazetaBlic.
Përmes një konferencë, Pahor tregoi detaje rreth temave që bisedoi me Osmanin ku përfshihet edhe heqja e vizave për Kosovën.
Në anën tjetër, Pahor tha se ndjehet i gëzuar edhe për marrëveshjen e Brukselit për dokumentet mes Kosovës e Serbisë.
“Siç thashë gjatë bisedës edhe me Vuçiqin, për atë që shtetet që kanë statusin e vendeve kandidate t’iu mundësohen sa më shpejtë negociatatat. Bosnjës t’i ofrohet statusi i kandidates. Në lidhje me heqjen e vizave, që të plotësohen premtimet. Mendoj që tema është edhe kriza energjetike që na pret. Mendoj që qëllimi është që të mos harrohen shtetet e Ballkanit Perëndimor. Të them se në vitet e fundit si problem kryesor është përmendur ngecja në negociata. Por unë jam i gëzuar për një rezultat të pjesshëm të dialogut në Bruksel. Këtu në Prishtinë, dhe kudo të vijë në takime, do t’iu them tani, gjendja e besueshmërisë po dëmtohet, besueshmëria po bie”, tha Pahor.


