Lajme

Pacolli- Qeverisë Kurti: Po dëgjohen zëra se nepër pikat të Policisë së Kosovës kemi Policë tonë të bllokuar

12/17/2022 13:14
nga:Gazeta Blic

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka kërkuar transparencë e sqarime nga Qeveria për situatën në veri.

Ai ka pyetur Qeverinë se a ka ende barrikada nëpër rrugët e veriut, raporton Gazeta Blic.

“Po dëgjohen zëra se nepër pikat të Policisë së Kosovës kemi Policë tonë të bllokuar. Shtrohet pyetja, a munden këta Policë më i zbatu detyrimet e tyre, a ka ndërrime dhe a ka furnizim për këto pika të kontrollit. Besoj se është e rrugës që Qeveria të tregon transparencë për situatën reale në Veri të vendit”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

A është vërtetë që në Veri nuk ka forca të Serbisë ashtu siç premtoi Presidentja apo atje ka forca të Serbisë dhe cilat janë ato? Kohet e fundit kemi parë pamje të Kryeministrit e Ministrit të Brendshëm nga Veriu i Kosovës. Në këtë kontekst nevojitet sqarim: A ka lëvizje të lirë në Veri të Kosovës apo rrugët janë ende të bllokuara. Po dëgjohen zëra se nepër pikat të Policisë së Kosovës kemi Policë tonë të bllokuar. Shtrohet pyetja, a munden këta Policë më i zbatu detyrimet e tyre, a ka ndërrime dhe a ka furnizim për këto pika të kontrollit. Besoj se është e rrugës që Qeveria të tregon transparencë për situatën reale në Veri të vendit.