Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë disa fotografi pas paraqitjes së saj në Oxford Union, ku ka folur për të vërtetën e Kosovës.
Përmes një postimi, Osmani ka thënë se historia e vendit u dëshmua në një prej platformave më të njohura të debatit në botë.
“Në Oxford Union, historia e Kosovës u dëshmua aty ku dëgjohen zërat e botës. Sepse asnjë propagandë nuk mund ta zhbëjë të vërtetën dhe asnjë heshtje nuk mund ta fshijë sakrificën tonë”, ka shkruar Osmani.


