Lajme

Operohet njëri nga policët e aksidentuar në veri

12/17/2024 11:15
nga:N K

Sapo është operuar dhe ka dalë nga salla njëri prej tre policëve që po trajtohen në QKUK pas vetaksidentit që ndodhi në Zveçan.

41-vjeçari I.M. ka pasur lëndim të kockave të fytyrës dhe burime të Klankosova brenda QKUK-së bëjnë të ditur se çdo gjë ka shkuar në rregull gjatë operacionit dhe se gjendja e tij është stabile.

Dy policë të tjerë të lënduar raportohet se pritet të lirohen në shtëpi.