Sporti

Olympiacos në avantazh pas pjesës së parë ndaj Fenerbahces në gjysmëfinalen e EuroLeague

05/22/2026 17:49
nga:Mergim Rreci

Në një atmosferë të zjarrtë basketbolli europian, po zhvillohet gjysmëfinalja e EuroLeague mes Olympiacos dhe Fenerbahçe.

Ndeshja po luhet në “Telekom Center”, ku tifozët kanë krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme, transmeton GazetaBlic Sport.

Rezultati pas pjesës së parë në këtë takim është 33-24, me grekët që dominuan në dy çerekët e parë.

Kujtojmë që skuadra fituese në ndeshjen e sotme e siguron finalen e madhe.

/GazetaBlic Sport/