Lajme

Oda Sllovene e Bizneseve dhe OEK reagojnë në lidhje me raportimet për faljen e borxheve për ambalazhuesit e ujit!

04/24/2024 14:30
nga:Y I

Lajmi i publikuar së fundmi në media në lidhje me dyshimet për abuzime nga Ministria e Mjedisit ‘ku thuhet se u është shlyer borxhi në forma të kundërligjshme kompanive që merren me ambalazhimin e ujit në Kosovë’, ka patur reagime të shumta.

Pas Klubit të Prodhuesve të Kosovës kanë reaguar edhe Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Sllovene e Bizneseve në Kosovë.

OEK në reagimin e tyre ka shprehur shqetësimin për sulmin që po iu bëhet kompanive vendore që merren me abalazhimin dhe shitjen e ujit dhe kërkon që situata të sqarohet nga organet kompetente.

“Oda Ekonomike e Kosovës shpreh shqetësimin për sulmet që po ju bëhen kompanive vendore që merren me abalazhimin dhe shitjen e ujit dhe kërkon që situata të sqarohet nga organet kompetente dhe të mos dëmtohen bizneset me pretendimin se këto kanë bërë shkelje ligjore dhe nuk kanë paguar taksat gjejëse” thuhet në reagimin e tyre.

Tutje në reagimin e OEK, thuhet se inkurajojnë dialogun ndërmjet sektorit publik dhe privat.

“Si institucion në shërbim të sektorit privat në Kosovë, ne inkurajojmë dialogun ndërmjet sektorit publik dhe privat. Në këtë rast, kërkojmë të bëhen të qarta çështjet dhe informacionet për shumën e borxhit të pretenduar si dhe pasqyrimin e situates reale, por edhe mbrojtjen e bizneseve nga dëmtime” thuhet në reagimin e OEK raporton Gazeta Blic.

Ndërsa nga Oda Sllovene e Bizenseve në Kosovë, janë shprehur të shqetësuar, në lidhje me publikimet e fundit të cilat atakojnë prodhuesit vendor.

Në reagimin e tyre thuhet se lajmet të cilat atakojnë prodhuesit duhet të verifikohen nga të gjitha palët.

“Oda Sllovene e Bizneseve në Kosovë, nëpërmjet kësaj komunikate shprehë shqetësimin e saj lidhur me publikimet e fundit të cilat po i atakojnë prodhuesit vendor.Duke marrë për bazë faktin se prodhuesit janë vlerë e shtuar e vendit pasi kanë mijëra të punësuar dhe janë burim krucial për mbushjen e arkës së shtetit, operojnë me vështirësi të shumta dhe me konkurrencë të egër nga importi, lajmet të cilat atakojnë prodhuesit duhet të verifikohen nga të gjitha palët” thuhet në reagimin e tyre.

Nga Oda Sllovene e Bizneseve u kanë bërë thirrje mediave të jenë mbështetëse të bizneseve dhe mos të ndikojë në krijimin e hutive në këtë fazë të zhvillimit të vendit.

“U bëjme thirrje mediave, që të jenë mbështetës të biznesit, ekonomisë e shtetit dhe mos të ndikoj në krijimin e hutive, veçanërisht në këtë fazë të zhvillimit të vendit tonë. Oda e Sllovene e Bizneseve në Kosovë i motivon bizneset të vazhdojnë punën e tyre të suksesshme dhe bashkëpunim të ngushtë me institucionet e Republikës, me qëllim të zbatimit të rregullave ligjore dhe rritjen e partnertitet publiko-privat, për të realiuzar objektivat e të dyja palëve” thuhet në reagim raporton Gazeta Blic.

E reagim në lidhje me lajmin që qarkulluar në media, ka patur ditë më parë, edhe Klubi i Prodhuesve të Kosovës.

Përmes një komunikate për media të njëjtit kanë theksuar se janë duke u prezantuar fakte të pavërteta dhe se kompanitë prodhuese po përdoren si instrumente për ‘beteja politike’

Mediumi Albania Post ka publikuar ditë më parë lajmin në lidhje me dyshimet për këto keqpërdorime nga ana e Ministrisë së Mjedit.

Më poshtë klikoni LINKUN E LAJMIT.

“Po përdoren për beteja politike”- Klubi i Prodhuesve të Kosovës reagon pas lajmit se prodhuesve vendor u janë falur miliona nga Ministria e Mjedisit

Dyshohet për abuzim milionësh nga Liburn Aliu e Naser Hafizi