Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë thotë se “mirëpret” marrëveshjen për dërgimin e disa personave të plagosur rëndë nga Gaza në Egjipt.
Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus thotë në një postim në mediat sociale:
“Ne kemi punuar me Ministrinë e Shëndetësisë të Egjiptit për planifikimin e evakuimeve mjekësore dhe do të vazhdojmë të mbështesim.”
Ai shton: “Ne kemi nevojë për një përshpejtim të menjëhershëm në rrjedhën e ndihmës mjekësore të lejuar në Gaza. Spitalet duhet të mbrohen nga bombardimet dhe përdorimi ushtarak.”
/Euronews Albania/


