Lajme

Nushi: Drejtorin e ri të RTK-së e njohim edhe personalisht – ai e plotëson kushtin e servilitetit

02/01/2023 23:36
nga:G B

Protagonisti i aksionit të PSD-së, në televizionin publik, Nol Nushi ka folur në Prime Time lidhur me këtë aksion gjatë edicionit të lajmeve për ta kudnërshtuar zgjedhjen e Rilind Gërvallës, drejtor të programit shqip në RTK.

Nushi tha, se pavarësisht njohjes personale me drejtorin e ri, Gërvalla, ata po e kundërshtojnë emërimin e tij për shkak të afërsisë shumë të madhe me figura qendrore të partisë në pushtet, Vetëvendosje.

“Zyrtari i partisë në pushtet, ne kemi njohje edhe personale me të, nuk po themi që nuk e plotëson asnjë kusht të një profesionisti të denjë për ta drejtuar RTK. Kushti që ai e plotëson është serviliteti dhe afërsia e tij shumë e madhe me figurat qendrore të partisë në pushtet”, tha Nushi në Prime Time.

Ai ka paralajmëruar edhe aksione tjera kundërshtuese, siç tha ai ‘edhe më kreative se kaq’.

“ Ne po duam që ta çojmë mesazhin te qytetërt që ajo cfarë po ndodhë është kërcënim për demokracin. Mos u befasoni nëse shihni edhe aktivitete tjera edhe më kreative. Patëm edhe dhjetra mundësi tjera ta bëjmë aksionin tonë, por kjo ishte më kreativja dhe besoj që kemi bërë mirë. Do ta bëja edhe 100 herë po të kishte nevojë. Ne e treguam edhe aty, që s;kemi asgjë ndaj stafit, por ndaj politikave qëveritare, RTK-së”, theksoi Nushi.