Lajme

“Numrat janë por Kurti po bën manovra politike”/ Analisti: Gjasa minimale për koalicion me PDK-në – alternativë zgjedhjet

04/08/2026 21:36
nga:G B

Kryeministri Albin Kurti s’ka vullnet politik për ta zgjedhur presidentin.

Kështu po vlerësojnë nga opozita dhe analistët.

Analisti politik, Blerim Burjani, në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se gjasat janë minimale që të kemi president të ri.

“Gjasat janë minimale dhe kurrëfare. Kurti po tregon qartë se s’ka interesim, s’ka as vullnet”, është shprehur ai.

Sipas tij, me LDK-në dhe minoritetit jo serbe janë numrat për president, por që Kurti po bën manovra politike.

“Sipas përllogaritjes, LDK+14+10 jo minoritetet serbe dhe 57 VV janë 81, kjo është kërkesa minimale që asnjë nuk duhet të mungojë, pra numrat janë por Kurti po duket me qëllim po i bën këto eskivime dhe manovra politike”, ka vlerësuar Burjani për Gazeta Blic.

Ndërsa, ai thekson se me PDK-në janë gjasat më të vogla për koalicion dhe alternativë mbeten zgjedhjet e reja.

“PDK edhe më pak gjasa ka të bëjë koalicion, por këtë nuk e do edhe VV-ja. Alternativë janë zgjedhjet e jashtëzakonshme. Qytetarët duhet të mendojnë çfarë të bëjnë seriozisht, nëse votohet kështu, Kosova mbetet përgjithmonë pa president dhe pa institucione”, ka deklaruar analisti Blerim Burjani./Gazeta Blic/

President apo zgjedhje të reja?/ Deputeti i LDK-së: Varet nga vullneti politik i Kurtit – deri tani asgjë konkrete

“S’duhet të ketë takime për presidentin – vendi të shkojë në zgjedhje, populli të vendos a do autoritarizëm apo demokraci”