Lajme

“Nuk është etike e kombëtare të shohësh kosovarë duke pritur në rend për t’i marrë 100 euro nga Serbia”

05/25/2021 00:18
nga:Gazeta Blic

Ekonomisti, Safet Gërxhaliu, ka thënë që nuk është etike, kombëtare e as patriotike që të shohësh kosovarë duke pritur për ndihma prej 100-200 eurosh nga Serbia.

Ai ka thënë që ka dëshmi që ka kosovarë që e kanë bërë një veprim të tillë, e që gazetarët kanë mundur ta dokumentojnë.

“Nuk është etike dhe nuk është kombëtare dhe patriotike të shohësh kosovarë duke pritur në rend për t’i marrë 100 euro nga Serbia”, ka thënë ai në Edicionin Special të Klan Kosovës.

“Por ndoshta edhe kjo është një mesazh që duhet qeveria të zgjohet nga politizimi të bëjë më tepër qytetarët”.

Gërxhaliu pos pakove të ndihmave nga Serbia që po i marrin disa kosovarë, po e sheh shqetësuese edhe vaksinimin e një numri kosovarësh në Serbi.

“Paramendon sa ka kosovarë që janë vaksinuar qoftë në Nish, qoftë në Novi Sad, qoftë në Novi Pazar”

“Çka nëse nesër do të kemi vaksina për 1 milion e gjysmë kosovarë dhe në fund del që 200 mijë apo një pjesë e tyre dërrmuese janë të vaksinuar?”

“Andaj është një situatë që kërkon transparencë, por mbi të gjitha kërkon sundim të rendit të ligjit.

 

Ministria e Jashtme del sërish me qëndrim të njëjtë për zhvillimet në Bjellorusi, e përmirëson pak nivelin e anglishtes