Lajme

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare shpjegon procedurat se sa mund të qëndrojnë qytetarët në zonën Shengen pas liberalizimit të vizave

10/18/2023 15:30
nga:Y I

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Avni Mazreku, ka shpjeguar se si funksionon procedura e revokimit të liberalizimit të vizave.

“Procedura e pezullimit të liberalizimit të vizave është e njëjtë me procedurën e marrjes së vendimit”

Mazreku ka treguar me detaje se si funksionon lëvizja e lirë në zonën Shengen duke bërë të ditur se qytetarët nuk kanë të drejtë pune.

“Qeveria e Kosovës me sa unë jam informu ka organizu një fushtatë për informimin e qytetarëve të Kosovës se si janë rregullat e zonës Shengen.Normalisht qytetarët do të pajisen edhe në aeroporte edhe nga faqja zyrtare e departamenteve të caktuara të Ministrisë dhe sigurisht edhe zyret në kuadër të komunave për ti informuar qytetarët e Kosovës mbi mundësinë e përdorimit të lëvizjes së lirë”

“Një nga rregullat bazë që mundëson lëvizjen e lirë në zonën Shengen është që qytetarët brenda 12 muajve munden me qëndru në njërën apo 2-3 vende anëtare të zonën Shengen brenda periudhës 90 ditore. Kjo nuk garanton që qytetarët e Kosovës duke e përdorur kohën e tyre në zonën Shengen kanë të drejtë pune. E drejta e punës dhe e drejta e qëndrimit në vendet e zonës Shengen janë dy të drejta të ndryshme. Kjo nuk do të thotë se qytetarët e Kosovës nuk fitojnë të drejtat e punës por nuk e garanton automatikisht e drejta e qëndrimit në zonën Shengen edhe të drejtën e punës. Këtu shihet mundësia që eventualisht dikush nga qytetarët e Kosovës mundet me e keqpërdor mundësinë e qëndrimit në Bashkimin Evropian po njëkohësisht unë këtë e shoh si problem për vetë qytetarët e Kosovës. Ne e dimë që aktualisht tregjet e punës së Bashkimit Evropian sidomos ai gjerman ka deficit të jashtëzakonshëm për fuqi punëtore. Prandaj unë mendoj dhe besoj që mekanizmat e shtetit gjerman apo edhe vendeve të tjera do të krijojnë mekanizma të integrimit të qytetarëve të Kosovës duke e ditur se qytetarët e Kosovës janë lehtësisht të integruar ne tregjet e punës së Bashkimit Evropian” ka deklaruar Mazreku në një intervistë për “Gazeta Blic”