Dejan Kulusevski ka rezultuar pozitiv për COVID-19 më pak se një javë para fillimit të EURO 2020.
Anësori suedez Dejan Kulusevski, i testuar pozitivisht për Covid-19, do të humbasë ndeshjen e parë kundër Spanjës, njoftoi Federata Suedeze e Futbollit të martën, më pak se një javë para fillimit të garës, përcjell GazetaBlic Sport.
Lojtari i ri i Juventusit “nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen kundër Spanjës”, tha trajneri Janne Andersson në një konferencë për shtyp, i cili shpreson se ai mund të kthehet në skuadër më pas.
Për ndeshjen e saj të parë të Euro-2020, Suedia duhet të takohet të hënën në Seville ndaj Spanjës, e cila ka përjetuar një rast të tillë me izolimin të dielën të kapitenit të saj Sergio Busquets, gjithashtu pozitiv me virusin.
/GazetaBlic Sport/


