Lajme

Një person në Nju Jork i vuri flakën vetës para gjykatës ku mbahej gjyqi penal kundër ish-presidentit Trump

04/19/2024 20:56
nga:Y I

Një burrë i ka vënë flakën vetës jashtë gjykatës së qytetit të Nju Jorkut ku po gjykohet ish-presidenti Donald Trump.

Siç shkruan Daily Mail, personi që dogji vetën është lënduar rëndë dhe është larguar me barelë nga vendi i ngjarjes.

“Ai përlyejti vetën dhe më pas nxori një çakmak. Më kujtoi atë që ndodhi në luftën e Vietnamit. Unë kam parë video të atyre gjërave. Unë as nuk jam saktësisht i sigurt pse e bëri këtë”, kishte deklaruar një dëshmitar.

Burri u dërgua me urgjencë në spital. Derisa, gjendja e tij shëndetësore nuk dihet.