Lajme

Një orë para seancës për formimin e Qeverisë, Kurti arrin në Kuvend

10/26/2025 09:16
nga:G B

Një orë na ndanë nga fillimi i seancës për formimin e Qeverisë së re.

Mandatari për krijimin e qeverisë, Albin Kurti, ka arritur në Kuvend, njofton Dukagjini.

Kurti tashmë ka mbërritur në Kuvend.

Kurti ishte i shoqëruar nga ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Ndërkohë, ministrja në detyrë Hajdari është pyetur se i kanë numrat e nevojshëm për formimin e Qeverisë dhe e njëjta nuk ka kthyer përgjigje.

Kujtojmë se nga ora 10:00 do të nisë seanca që ka vetëm një pikë të rendit të ditës, atë të krijimit të Qeverisë së re.