Lajme

Një i arrestuar në Skenderaj për vrasje të rëndë në tentativë

07/26/2024 09:58
nga:Sh R

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar në Skenderaj për vrasje të rëndë në tentativë.

Sç njoftoi policia përmes raportit 24-orësh, ai ka therur dy persona pas një mosmarrëveshje që kishin mes vete, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Dy personat janë dërguar në QKUK për trajtim.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje ka therur me thikë dy viktimat meshkuj kosovarë. Viktima janë dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.