Lajme

“Niveli i pagave për zyrtarët publik është qesharak”

10/12/2022 21:44
nga:G B

Mursel Zymberi nga Sindikata e Shërbyesve Civil, ka deklaruar se niveli i pagave për zyrtarët publik në Kosovë është qesharak.

I ftuar në emisionin “Këndi i Debatit”, Zymberi tha se ajo çka po i mban në punë këta punëtorë është vetëm vullneti i madh i tyre për punë, sepse sipas tij, motiv tjetër nuk ka.

“Pozicionin ku kemi ra si zyrtarë publik në përgjithësi me këtë nivel të pagave që jemi është vërtetë shumë qesharake. I mban në punë njerëzit vetëm vullneti dhe motivi i madh i atyre që kan sakrifikuar dhe janë të përcaktuar me e mbajtë vendin e punës, sepse përndryshe motiv tjetër nuk ka”, tha ai.

Zymberi tutje theksoi se pozicioni i një zyrtari publik sa i përket koeficientit, mund të tejkalohet edhe me punë fizike cilado qoftë ajo, e që sipas tij, kjo është edhe një arsye tjetër stresuese për këta punëtorë.

“Të tillët që kanë vetëm një pagë dhe varen vetëm prej asaj, kur e sheh që edhe me punë fizike nga më të ndryshmet mund ta tejkalosh cilindo pozicion, edhe udhëheqës në administratë, e cila është arsye të stresohet njeriu të shkon të përgatitet, të jepë llogari lloj-lloj individëve dhe në fund të mos ia del “, tha ai.