Kuvendi i Kosovës nisi esencën e radhës, në rend dite janë, Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Zyrtarët Publikë dhe Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Pagat në Sektorin Publik.
Të dyja këto projektligjet, janë shqyrtuar me procedura të përshpejtuara në Kuvendin e Kosovës. Kështu kanë votuar deputetët e shumicës parlamentare, ndonëse këtë formë e kundërshtuan deputetët opozitarë.
Kuvendi i Kosovës, sot, do të mbajë dy seanca plenare dhe një seancë të jashtëzakonshme.
Seanca e jashtëzakonshme fillon në orën 12 dhe në rend të ditës është, Shqyrtimi i Strategjisë së Energjisë të Republikës së Kosovës për periudhën 2022-2031. Kurse në seancën e tretë, që pritet të mbahet nga ora 13, në rend dite janë shqyrtimi i disa projektligjeve dhe raportimeve.


