Një person është vrarë mbrëmjen e së dieles në Majac të Podujevës.
Kështu konfirmoi për “Betimi për Drejtësi“, Zejnullah Gashi, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
“E konfirmoj rastin e vrasjen së një personi në Podujevë dhe se prokurorja e rastit është duke shkuar në vendngjarje”, tha Gashi.
“Betimi për Drejtësi” është në pritje të detajeve shtesë nga Policia e Kosovës.


