Pak më parë Koha raportoi se është arritur marrëveshje për formimin e institucioneve mes LDK-së e LVV-së.
Por, këtë e kanë mohuar nga LDK.
Sekretari i Përgjithshëm i partisë, Ilir Ferati, tha për Gazeta Blic se kjo nuk është e vërtetë.
Ai ka mohuar se është arritur marrëveshje me Vetëvendosjen.
“Jo, s’është e vërtetë”, ka thënë ai për Gazeta Blic.
Se lajmi nuk është i vërtetë ka deklaruar edhe zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.
“Lajmi i publikuar nuk qëndron”, tha Mustafa për Gazeta Blic.
LVV-ja dhe LDK-ja kanë arritur marrëveshje në parim për formimin e institucioneve


