Lajme

“Nga jo negociata, vetëvendosje, Albin Kurti ka kaluar në ekstremin jo vetëvendosje, sa më shumë negociata”

03/18/2023 16:21
nga:Gazeta Blic

Publicisti, Uk Lushi ka reaguar pas takimit të sotëm Kurti- Vuçiq, raporton Gazeta Blic.

Ai ka shkruar se Kurti “nga jo negociata, vetëvendosje, ky njeri ka kaluar në ekstremin jo vetëvendosje, sa më shumë negociata”.

Lushi ka shkruar se Albin Kurti nuk di as të qeverisë.

Reagimi i plotë:

Habitem më disa shqiptarë që vazhdojnë ta luanizojnë Albin Kurtin. Nga jo negociata, vetëvendosje, ky njeri ka kaluar në ekstremin jo vetêvendosje, sa më shumë negociata.

Përkundër spinit që ushtarët kurtianë bëjnë dhe do të bëjnë për shkak se nuk duan ta pranojnë që mbreti i tyre tashmë është lakuriq, duhet të jemi shumë të shqetësuar për shtegun ku po shtyhet të hyjë Kosova.

Për më keq Kurti ka treguar që nuk di të qeverisë. Vetëm shikoni arsimin, shëndetësinë dhe drejtësinë. Nuk do t’u duhet mê shumë të veneroni paaftësi totale. Kush ja do të mirën Kosovës nuk bên spin për Kurtin, por kërkon transparencê dhe përgjegjësi nga Kurti. Kosova duhet të jetë mbi Kurtin, kultin për Kurtin dhe mbi secilin shqiptar.

 

“Nga jo negociata, vetëvendosje, Albin Kurti ka kaluar në ekstremin jo vetëvendosje, sa më shumë negociata”