Neymar ishte lojtari i PSG-së ishte i pranishëm në konferencën për shtyp para takimit të parë gjysmëfinal të Ligës së Kampionëve mes PSG-Manchester City.
Braziliani adresoi të gjitha çështjet në lidhje me takimin dhe të ardhmen e tij, përcjell GazetaBlic Sport.
“Do të jetë një lojë e vështirë, Manchester City është një ekip i madh”, tha fillimisht Neymar.
Rinovimi: “Unë tashmë kam folur për këtë, unë jam shumë i lumtur në Paris. Ne po flasim me PSG. Ndihem mirë, ndihem i lumtur.”
“Me Mbappe ne jemi shumë miq. Ai është një lojtar i shkëlqyeshëm dhe një person fantastik.”
“PSG është ndër skuadrat më të mira në botë. Vitin e kaluar kemi arritur në finale, këtë vit shpresojmë të fitojmë Ligën e Kampionëve. Duhet të vazhdojmë të punojmë dhe të luajmë mirë për të fituar trofeun që aq shumë e duam.”
/GazetaBlic Sport


