Lajme

Nënkryetari i Mitrovicës, Arian Tahiri viziton Kadri Veselin në Hagë: I fortë sa guri, me zemër të madhe sa bjeshka

09/05/2022 12:37
nga:G B

Nënkryetari i Mitrovicës, Arian Tahiri, ka vizituar sot në Hagë ish-kreun e PDK-së, ish-kryeparlamentarin dhe dikur udhëheqësin e UÇK-së, Kadri Veselin.

Postimi i plotë i Tahirit:

Hagë, 5 shtator 2022!

I fort sa guri, me zemër të madhe sa bjeshka, me një besim si flamur shpalosur, me dashuri për Kosovën deri tek qielli. Ky ishte Kadri Veseli sot.

Ai bashkë me Presidentin Thaçi dhe shokët 23 vjet pas luftës janë prap në betejë për ta mbrojtur nderin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nderin e popullit shqiptar dhe nderin e shtetit të Kosovës!

Të fala nga Haga