38 minuta më parë
Nelson Hysa në përgatitjet e fundit, gati për duelin e madh në Dusseldorf!
Boksieri shqiptar Nelson Hysa po kryen nxehjet e fundit para meçit të shumëpritur ndaj boksierit gjerman Agit Kabayel.
Atmosfera po bëhet gjithnjë e më emocionuese në Düsseldorf, ku mijëra tifozë po presin me padurim këtë përballje të madhe.
Hysa po përgatitet për të hyrë në ring, në një duel që ka zgjuar interesim të jashtëzakonshëm te tifozët shqiptarë dhe dashamirët e boksit.
/GazetaBlic Sport/




