Lajme

Tërmeti i fuqishëm në Los Angeles, momenti kur pilotët marrin urdhër që aeroplani të mos aterojë

11/28/2026 22:03
nga:Mergim Rreci

Kontrollorët e trafikut ajror në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Angelesit (LAX) urdhëruan ndërprerjen e procedurës së uljes së një aeroplani pasagjerësh, vetëm pak çaste para se ai të prekte pistën, gjatë tërmetit të së shtunës.

Pamjet e publikuara nga CNN tregojnë momentin kur ulja e aeroplanit u anulua në momentet e fundit, si masë sigurie gjatë lëkundjeve të shkaktuara nga tërmeti.