Sporti

Donnarumma drejt largimit nga Manchester City

11/28/2026 11:14
nga:L J

Aventura e Gianluigi Donnarummas te Manchester City mund të përfundojë pas vetëm dy sezonesh.

Sipas “The Athletic”, klubi anglez po shqyrton një revolucion të plotë në portë verën e ardhshme, duke përfshirë edhe largimin e portierit rezervë, Gerónimo Rulli.

Pavarësisht se ka kontratë deri në vitin 2030, 27-vjeçari nuk po përshtatet me filozofinë e trajnerit Enzo Maresca, pasi konsiderohet se ngadalëson lojën nga prapavija. Situatën e tij e kanë rënduar edhe disa gabime të kushtueshme këtë sezon, përfshirë gafën e së martës në barazimin 2-2 ndaj Napolit.

Megjithatë, largimi i tij nuk është i lehtë, pasi kartoni i italianit vlerësohet 45-50 milionë euro, ndërsa paga e tij arrin në 12 milionë euro neto në sezon.

Për ta rikthyer në Serie A po interesohen Juventusi, që e ka objektiv të kahershëm pavarësisht transferimit të Guglielmo Vicarios, dhe Interi, i cili po kërkon një profil të lartë për të ardhmen krahas Josep Martínez dhe Ivan Provedel.