Sonte në Serie A zhvillohet xhiroja e fundit e kampionatit.
Tri skuadrat e mëdha italiane, Milani, Napoli dhe Juventusi po kërkojnë kualifikimin në Ligën e Kampionëve në futboll, shkruan GazetaBlic Sport.
Aktualisht, Milani ndodhet në pozitën e tretë me 76 pikë, po aq sa Napoli që ndodhet në pozitën e katërt, kurse Juventusi ndodhet në vendin e pestë me një piikë më pak.
Milan takohet me Atalantan në udhëtim, Juventusi me Bolognan në shtëpi, ndërsa Napoli me Veronan, poashtu në shtëpi.
Më poshtë keni matematikat se si secila skuadër mund të kualifikohet në Champions:
Milan, 76 pikë: Nëse Milani mund Atalantën, ata jo vetëm që do të sigurojnë një vend në Ligën e Kampionëve, por edhe zënë vendin e dytë. Milani ka një rekord superior në ndeshjet direkte me Napolin dhe me Juventusin.
Napoli, 76 pikë: Nëse Napoli mund Veronan, ata mund të garantojnë një vend në top katërshe. Napoli ka një rekord inferior në ndeshjet direkte kundër Milanit dhe një rekord identik me Juventusin. Kur H2H është i barabartë, pastaj shikohen golat në ndeshje dhe Napoli është përpara Juventusit.
Juventus, 75 pikë: Juventus duhet të mundë Bolognan dhe të shpresojë që Milan ose Napoli të mos arrijnë të marrin tre pikë. Ekziston një alternativë, pasi ata mund të barazojnë me Bolognan, për sa kohë që Milan dhe Napoli humbin. Në atë rast, të gjithë do të ishin në 76 pikë, duke vendosur një klasifikim si një mini-ligë i përbërë nga rezultatet e tyre kundër njëri-tjetrit.
Nëse ndodhë kështu, Milani do të kualifikohej për në Ligën e Kampionëve, ndërsa diferenca e përgjithshme e golave midis Juventusit dhe Napolit do të vendoste vendin e katërt.
/GazetaBlic Sport


