Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vizitoi qendrën e turizmit në Pejë.
Ai tha se në vitin 2023 u regjistruan 150 mijë vizitorë në këtë qytet, me mesatarisht katër ditë qëndrimi.
“Bukuritë e pasuritë natyrore të Pejës janë mahnitëse e rrëzëlluese. 150 mijë vizitorë u regjistruan në vitin 2023, me mesatarisht 4 ditë qëndrimi për turist në Pejë. Zyra e Turizmit tashmë është rinovuar, ndërsa projekti të cilin e vizituam sot, “Turizmi i avanturës”, ka vlerën totale prej 262 mijë euro, prej të cilave 165 mijë euro nga Qeveria dhe 97 mijë euro nga Komuna e Pejës”, shkroi Kurti në një postim në Facebook.


