Lajme

Ndryshimet klimatike, Guterres: Bota do të përballet me katastrofë

10/26/2022 21:41
nga:G B

Sekretari Gjeneral i OKB-së, Antonio Guterres, ka thënë se shtetet duhet t’i ripercaktojnë politikat e tyre për ndryshimet klimatike, në të kundërtën bota do të përballet me katastrofë.

Ai tha se nëse bota nuk do të jetë në gjendje të ndryshojë trendin aktual, atëherë globi do të “dënohet”, shkruan BBC.

Ai shtoi se problemet aktuale globale si inflacioni, pushtimi rus i Ukrainës dhe çmimet e larta të energjisë dhe ushqimit po shpërqendrojnë qeveritë.

“Sillni ndryshimin e klimës në qendër të debatit ndërkombëtar”, u shpreh Guterres, transmeton Klankosova.tv.

I pari i OKB-së këmbënguli se udhëheqësit nuk duhet të braktisin qëllimet kryesore, duke përfshirë mbajtjen e rritjes së temperaturës globale në 1.5 C, në mënyrë që të shmangen efektet më të këqija të ndryshimit të klimës.