Lajme

Ndizen dritat e pemës së Vitit të Ri në sheshin “Skënderbej” në Tiranë

12/05/2023 19:59
nga:N K

Tirana ndodhet zyrtarisht në festë. E kthyer tashmë në traditë, Sheshi Skënderbej është ndriçuar nga qindra drita të bredhit të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Ka qenë vetë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj që ka bërë numërimin mbrapsht i shoqëruar nga disa fëmijë të vegjël.

Sheshi “Skëndërbej” gjatë periudhës së festave të fundvitit shndërrohet në një destinacion ndryshe, me shumë argëtim, për çdo grupmoshë.