Lajme

Ndihmës-Sekretarja amerikane e Shtetit nesër për vizitë në Kosovë

04/24/2022 19:20
nga:Astrit Gashi

Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Karen Donfried do të vizitojë nesër Prishtinën.

Donfried do të nis vizitën e saj në Prishtinë, e më pas të vizitojë edhe disa shtete tjera të Ballkanit Perëndimor.

Sekretarja e Shtetit po ashtu do të udhëtojë edhe drejt Serbisë, te cilin vend do ta vizitojë të martën

E njëjta më 29 prill do të takojë drejtuesit e Bosnje dhe Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Sipas njoftimit të Departamentit amerikan të Shtetit, zyrtarja amerikanë përgjatë vizitës së saj në Kosovës do të diskutojë për konsolidimin demokratik të Kosovës, integrimin në institucione evropiane dhe euroatlatnike, si dhe marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Serbisë.

Javën që lamë pas, Kosovën e vizituan dhe tre senatorë amerikanë, Chris Murphy, Jeane Shaheen dhe Tom Thillis.