Sporti

Ndeshja Prishtina – Drita nuk luhet në ‘Fadil Vokrri’, fusha në gjendje të keqe

11/23/2023 22:32
nga:Mergim Rreci

Ndeshja e javës së 15-të në mes të Prishtinës dhe Dritës, nuk do të luhet në “Fadil Vokrri”.

Kjo për shkak të fushës së rënduar. Njoftimi u bë nga skuadra nga kryeqytetit.

Siç bëhet e ditur loja do të luhet të dielën, më 26 nëntor në Kompleksin Nacional në Hajvali, me fillim nga ora 13:00.

Gjendja e fushës në “Fadil Vokrri” ishte qendër e kritikave, sidomos në ndeshjen që kombëtarja e Kosovës luajti me Izraelin, por edhe me Bjellorusinë.