Skuadra e Ballkanit e zhvillon sot ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e Kampionëve.
Kampioni i Kosovës do të përballet me skuadrën e Ludogorets, shkruan GazetaBlic Sport.
Ballkani dhe Ludogorets takohen me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”, atje ku kërkohet vetëm rezultati pozitiv nga skuadra kosovare.
Trajneri i mirënjohur kosovar, Bylbyl Sokoli është deklaruar për ‘GazetaBlic Sport’ pak para këtij takimi, duke thënë se Lludogorets është një kundërshtar shumë i vështirë, por që Ballkani ka guximin dhe cilësinë që të përballet me të.
“Lludogorets është një kundërshtar shumë i fortë, një skuadër që dominon kohët e fundit në futbollin bullgar, një skuadër që i është kundërvy me sukses shumë “gjigantëve” të Europës dhe është favorit në letër. Por në terren ka Ballkanin, i cili. ka përvojë të mjaftueshme dhe shumë cilësi në këtë nivel të garave.
Jam i sigurt se Ballkani ka kualitetin dhe guximin të përballet me Lludogoretsin dhe në fund të triumfojë“, tha Sokoli.

/GazetaBlic Sport/


