Paris Saint-Germain do të jetë në finalen e Ligës së Kampionëve për të dytin vit radhazi dhe presidenti i parisienëve, Nasser Al-Khelaifi, e vlerësoi Luis Enriquen.
Presidenti i Parisit, pas përfundimit të ndeshjes së kthimit me Bayernin, në deklaratat që bëri, tha se trajneri spanjoll është trajneri më i mirë në botë.
“Ne kemi luftëtarë, jo futbollistë. Ne kemi trajnerin më të mirë në botë. Ëndrra jonë është të fitojmë përsëri Ligën e Kampionëve, për të dytin sezon radhazi.”
“Luis Enrique ka bërë një revolucion në futboll, jo vetëm për Parisin, por për futbollin në tërësi. Ai është trajneri më i mirë në botë”, tha Al-Khelaifi.
/GazetaBlic Sport


