Lajme

Nagavci pas raportimeve për një sulm seksual në një shkollë të kryeqytetit- Rasti do të trajtohet me prioritet dhe kujdes të veçantë

05/15/2021 20:20
nga:Y I

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, ka reaguar pas raportimeve se një nxënëse e mitur në një shkollë të kryeqytetit , është sulmuar seksualisht.

Nagavci përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se megjithëse nuk kanë ende informata zyrtare, çështjen do ta trajtojnë me kujdes të veçantë.

“Është shumë me rëndësi që në vazhdimësi të ketë bashkëpunim të plotë në mes të shkollave, prindërve, shërbimeve profesionale e instucione tjera përgjegjëse. Të gjithë së bashku duhet të punojmë shumë për edukim dhe në mënyrë që t’i eleminojmë dukuritë negative nga shkollat dhe shoqëria jonë” shkruan Nagavci në Facebook raporton Gazeta Blic.

Reagimi i plotë:

Në lidhje me shkrime dhe statuse të shumta që janë publikuar sot rreth një rasti që dyshohet të ketë ndodhur në afërsi të një shkolle në kryeqytet, edhe pse nuk kemi ende informata zyrtare, ju siguroj se do ta trajtojmë me prioritet dhe kujdes të veçantë. Besoj se njejtë do të veprojnë të gjitha institucionet kompetente.

Është shumë me rëndësi që në vazhdimësi të ketë bashkëpunim të plotë në mes të shkollave, prindërve, shërbimeve profesionale e instucione tjera përgjegjëse. Të gjithë së bashku duhet të punojmë shumë për edukim dhe në mënyrë që t’i eleminojmë dukuritë negative nga shkollat dhe shoqëria jonë.

Meqë bëhet fjalë për fëmijë të mitur, i ftoj të gjithë që të përmbahen nga çdo deklaratë dhe publikim që përmban të dhëna dhe detaje të cilat mund të dërgojnë në identifikimin e tyre.

Deklarohen nga Policia pas raportimeve për një sulm seksual në shkollën Faik Konica