Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci i ka reaguar përsëri SBASHK-ut duke i përmendur veprimet që këta të fundit, bënin në Qeveritë e kaluara, raporton GazetaBlic.
Sipas Nagavcit, SBASHK-u në të kaluarën ka ndërprerë grevën vetëm me oferta dhe sipas saj tani po injorojnë ofertat shumëfish më të mira, që sipas saj Qeveria Kurti po i plotëson dhe po i tejkalon kërkesat e tyre.
“Në shkurt të vitit 2019, SBASHK-u ndërpreu grevën vetëm sepse zt. Kadri Veseli e zt. Ramush Haradinaj i’u premtuan rritje të pagave me projekt-ligjin për paga, dhe atë jo menjëherë por vetëm pas disa muajsh kur ai ligj do të miratohej e të hynte në fuqi. Në 2017, greva e paralajmëruar nuk u mbajt fare vetëm sepse Qeveria Haradinaj procedoi në Kuvend projekt-ligjin për projektligjin për statusin e punëtorëve të arsimit në vitet 1990-1999. Në 2015, greva u ndërpre kur Qeveria Mustafa pranoi vetëm njërën prej kërkesave të SBASHK e që kishte të bënte me përvojën e punës së mësimdhënësve.Ndërkaq, në vitin 2005, SBASHK kishte ndërprerë grevën pasi që Qeveria Kosumi kishte rritur pagat e mësimdhënësve për 7 euro.Kësaj herë, SBASHK kërkesën kryesore e ka shtesën prej 100 euro në muaj (që pas taksave i bie rreth 80 euro), deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për Pagat”, shkruan Nagavci.
“Por, për dallim nga e kaluara kur grevat i kanë ndërprerë vetëm me oferta, kësaj radhe kanë vendosur të injorojnë jo vetëm ofertat shumëfish më të mira, por edhe veprimet tashmë të ndërmarra që i afrohen shumë kërkesës së tyre”, shtoi tutje Nagavci.


