Lajme

Nagavci: Greva në arsim nuk duhet të jetë më temë diskutimi!

10/05/2022 21:15
nga:Y I

Ministrja e Arsimit, Arberie Nagavci ka thënë se nuk duhet të jetë temë e diskutimit më pezullimi i mësimit për nxënësit.

Ajo tha se kërcënimet e SBASHK-ut për grevën në arsim nuk janë duke ndodhur për herën e parë, por vite me radhë.

“Diskutimet e SBASHK-ut nuk janë hera e parë për kërcënime për greva gjatë këtyre viteve gjithmonë ka pasur kërcënime nga ta, dhe mendoj që nuk duhet të jetë as temë diskutimi pezullimi i mësimit. Sikur SBASHK-u të kishte pas qëllim kërkesat e tyre, ka pasur të gjejë zgjedhje më kreative sesa greva”, tha ajo në ATV.

Sipas ministres, asnjë vend tjetër nuk ka mbajtur grevë në arsim, ani pse ka pasur krizë ekonomike.

“Edhe në vendet e tjera ka pasur krizë për shkak të inflacionit por nuk mund ta gjejë një vend që ka pezulluar orët e mësimit, ka forma të ndryshme që të shprehën pakënaqësitë jo vetëm me greva. Është momenti i fundit që nuk duhet të ketë diskutime të tilla”, potencoi Nagavci.