Lajme

Musliu-Shoshi: Kurti si kryeministër as nuk i takon familjarët e të zhdukurve me dhunë, as nuk e diskuton këtë çështje me Serbinë!

04/23/2024 20:05
nga:G B

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi, ka thënë se Kurti deklaronte se s’do të diskutonte me Serbinë për tema tjera, pa u zgjidhur çështja e të pagjeturve, raporton Gazeta Blic.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se tani Kurti kryeministër as nuk i takon familjarët e të zhdukurve me dhunë e as nuk e diskuton këtë çështje me Serbinë!

Postimi i saj i plotë:

Albin Kurti deklaronte se “ Pa u zgjidhur çështja e të pagjeturve, nuk diskutojmë me Serbinë tema të tjera” por Albini kryeministër as nuk i takon familjarët e të zhdukurve me DHUNË as nuk e diskuton këtë çështje me Serbinë!