Lajme

Musliu: Po bëhen 55 orë që policët në Jarinje nuk janë ndërruar, Qeveria urgjentisht t’u mundësojë ndërrimin dhe t’u sigurojë ushqim

12/12/2022 13:03
nga:G B

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se po bëhen 55 orë që policët po qëndrojnë në Jarinje, pasi rruga atje është e bllokuar që 48 orë, raporton Gazeta Blic.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se përpos lodhjes e rraskapitjes, atyre po u përfundojnë edhe rezervat e ushqimit.

Musliu ka thënë se Qeveria duhet të jetë transparente dhe të na njoftojë për gjendjen e policëve dhe urgjentisht ta gjejë një mundësi që ta bëjë ndërrimin e tyre dhe t’u sigurojë rezerva të ushqimit.

Postimi i saj i plotë:

Në bazë të informatave që kam nga tereni, tani po bëhen 55 orë që Policet e Kosovës pa ndërrim po qendrojnë në Jarinje pasi që rruga është bllokuar që 48 orë.

Përvec lodhjes e rraskapitjes, atyre tash po ju përfundojnë edhe rezervat e ushqimit.

Qveria e Kosovës duhet të jetë transparente dhe të na njoftoj për gjëndjen e policëve.

Urgjentisht të gjëndet një mundësi që të bëjë ndrrimin e policëve dhe të siguroj rezerva të ushqimit për ta.