Lajme

Musliu për Osmanin: Ata që pranojnë për një pozitë t’ia humbin Kosovës dinjitetin, nuk duhet të përkrahen nga populli

05/10/2026 21:11
nga:Genita C

Ganimete Musliu ka reaguar ndaj deklaratës së ish-presidentes Vjosa Osmani lidhur me përfaqësimin e flamurit të Kosovës në forume ndërkombëtare, raporton GazetaBlic.

Musliu akuzoi Osmanin për, siç tha, heshtje prej pesë vitesh e gjysmë dhe mashtrim ndaj qytetarëve, duke pretenduar se vetëm tani po e pranon një realitet që opozita e kishte ngritur më herët.

Ajo tha se politikanët që, sipas saj, dëmtojnë dinjitetin e Kosovës për interesa personale nuk duhet të mbështeten nga qytetarët.